Bilanc tragjik në Bangladesh, rritet numri i viktimave pas shpërthimit në depo, 34 të vdekur

Ka shkuar në 34 numri i personave që humbën jetën pas zjarrit që shpërtheu në një depo magazinimi në qytetin Chittagong, Bangladesh.

Qindra njerëz kishin mbërritur për të shuar zjarrin kur një numër i kontejnerëve të transportit shpërthyen në vendin në Sitakunda.

Nuk dihet shkaku i zjarrit, por mendohet se në disa prej kontejnerëve janë ruajtur lëndë kimike.

Spitalet e zonës janë të mbingarkuar dhe kanë apeluar për dhurim gjaku.

Shumë prej të plagosurve raportohet se janë në gjendje kritike dhe numri i të vrarëve pritet të rritet.

“Shpërthimi më hodhi rreth 10 metra larg vendit ku po qëndroja. Duart dhe këmbët e mia janë djegur,” tha shoferi i kamionit Tofael Ahmed për agjencinë e lajmeve AFP.

Vullnetarët, disa të veshur vetëm me sandale në këmbë, vazhduan të sillnin trupa nga rrënojat që digjeshin të dielën në mëngjes.

Të paktën pesë zjarrfikës u vranë nga shpërthimi dhe disa të tjerë u plagosën.

Disa gazetarë që raportonin për zjarrin para shpërthimit janë zhdukur.