Bie zjarr në banesë, shpëtohet 19-vjeçarja që kishte mbetur e bllokuar

Një 19-vjeçare është shpëtuar nga forcat “Shqiponja” pasi banesa e saj në rrugën “Sali Nivica” u përfshi nga flakët.

Një 19-vjeçare është shpëtuar nga forcat “Shqiponja” pasi banesa e saj në rrugën “Sali Nivica” u përfshi nga flakët.

E reja ishte bllokuar brenda apartamentit të saj kur zjarri shpërtheu. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja” arritën menjëherë në vendngjarje dhe ndihmuan 19-vjeçaren, e cila tani është jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e para, dyshohet se zjarri ka shpërthyer për shkak të një shkëndije elektrike. Materialet e ngjarjes i janë dorëzuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.