Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajëmruar rithimin e protestave për atë që ai e quan afera e portit dhe për skandalin e inceneratorëve. Në dalje të Kuvendit Berisha tha se do të jenë protesta të fuqishme megjithëse nuk dha një datë se kur do të nisin duke thënë se varet nga zgjedhjet lokale.
Fjala para Kuvendit
Berisha: Ja ndonëjherë edhe rrezja e diellit me shkëlqime pengon. 8% bonusin ai që nuk ka dijeni për aferën ai është kreu u meduzës përfituesi kryesor. Tani në përlament denonciova një aferë, ministrja e kulturës jep aty ku është e punësuar thjeshtra e Ramës 400 e ca milionë lekë.
Muhamed a e ke telefonin e Ramës të ta jap që tja cosh? Protesta për portin dhe inceneratorët do të jenë më të fuqishme që ka parë vendi.
Pyetje: Personat që thoni se kanë lidhje kriminel me zyrtarë?
Berisha: Janë emra ministrash të të gjitha niveleve. S’i kam emrat por u siguroj se është kështu siç ua them unë prandaj agjencitë të bëjnë hetime
Pyetje: I ka spak këto?
Berisha: Kush, skrap?
