Berisha: Në Ballkan ka vetëm 1 incenerator, Shqipëria ka 3 dhe asnjë s’punon

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se me paratë e grabitura në aferën korruptive të inceneratorëve, bujqësia në Shqipëri do të përfitonte shumë. Në takimin me fermerët në Shkallnur të Durrësit, Berisha deklaroi se Ballkan ka vetëm 1 incenerator në Ballkan që ende punon, kurse në Shqipëri ka 3 të tilla dhe ende nuk janë në punë.

Keni dëgjuar gjithë këto javë çështjen e djegësave me të cilat janë vjedhur 430 milionë euro, nuk është asnjë në punë. Por, po jua them se në Ballkan ka vetëm një djegës. Ka vetëm një në një vend të Ballkanit, Shqipëria 3 dhe asnjë në punë në mënyrë që të vjedhin sa më shumë. Po të ishin investuar në bujqësi, ku do të ishim sot? Mund të jepja shembuj të tjerë. Bazohen në skemë abuzimi, korrupsioni. Flasim ndonjëherë për treg eksporti këta zotërinj? Vaji i ullirit nuk shitet, fermërët e mbajnë në shtëpi”, u shpreh Berisha.