Ish-kryeministri Sali Berisha është gjetur në vështirësi në deklaratën që ka dalë të japë para mediave nga jashtë selisë së Partisë Demokratike. Pas ndërhyrjes së Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, protestuesit janë larguar me gaz lotsjellës dhe ujë, por Berisha disa deputetë dhe mbështetës së tij, janë jashtë PD. “Policia po bën detyrat e Edi Ramës“,tha Berisha i cili mban të vendosur një maskë kundragaz.
Ndërhyrje kriminale. Akt kriminal shtetëror, ndaj një proteste qe kishte qëllime paqësore. Ky ishte skenari i paralajmëruar që dje nga Policia. Opozita vazhdon betejën deri në fitoren e saj të plotë. Asnjë gjë nuk na ndal për realizimin e qëllimeve tona. Lulzim Brava tregoi fytyrën e ti. Protesta do vazhdojë deri në realizimin e qëllimit të saj. Qëllimi i protestës do realizohej sot por ju e shihni barbarinë e vërtetë ndaj protestuesve nga policisë Edi Ramës .Gjendja ime shëndetësore është e shkëlqyer”, u shpreh Sali Berisha per mediat.
