Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi një shtetas britanik pasi bëri zhurmë dhe rrëmujë në bulevardin ‘Aqif Pasha’. Më pas ai kundërshtoi edhe forcat e policisë gjatë shoqërimit.
Njoftimi i Policisë:
Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin britanik A. A., 42 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Aqif Pasha”, ka prishur qetësinë publike dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë;
