Partia Socialiste ka vendosur që në krye të Komisionit të Posaçëm për Hartimin e Reformës Terroriale, bashkëkryetar të jetë deputeti socialist Benet Beci. Burime për media bëjnë me dije se Beci është caktuar në krye të Komisionit, ndërsa ende nuk dihet se kush do të jetë në krye të Komisionit nga ana e Partisë Demokratike. Socialistët e kanë përfunduar punën me caktimin e emrave dhe anëtarëve edhe për Komisionin për Reformën Zgjedhore, ku bashkëkryetar është caktuar ish-ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri.
