Hartimi i buxhetit është një moment i rëndësishëm jo vetëm për pushtetin lokal, por dhe qytetarët dhe grupet e interesit në mënyrë që buxheti që kanë në dispozicion bashkitë të shkojë për nevojat më imediate që qytetarët kanë. Duke vlerësuar rëndësinë e këtij procesi, Bashkia e Librazhdit, zhvilloi një bashkëbisedim me banorët, grupet e interesit dhe OJF-të në kuadër të hartimit të Projekt Buxhetit të Bashkisë Librazhd për vitin 2024, Buxhetin Afatmesëm 2024-2026 dhe Paketës Fiskale për vitin 2024. I pranishëm në dëgjesë ishte Kryetari i Bashkisë Z.Mariglen Disha me stafin e tij. Z.Disha tha se Buxhetimi me Pjesëmarrje u mundëson qytetarëve dhe grupeve të interesit pjesëmarrje e fuqi vendimmarrëse të drejtpërdrejtë mbi hartimin e zbatimin e buxhetit dhe shpёrndarjes sё fondeve lokale.
Gjatë takimit u diskutua për problematikat dhe zgjidhjet e mundshme për t’u përfshirë në buxhetin e vitit të ardhshëm , ndërsa banorë, grupet e interesit dhe OJF-të përcollën kërkesat dhe prioritetet e vlerësuara prej tyre.
Sakaq kërkesat ishin të përqëndruara më së shumti në infrastrukturën rrugore, kanale vaditëse, parqe për fëmijë etj.Elbasanion
