Një ditë më parë rruga që i lejon të shkojnë në tregun ekzistues është bllokuar me mjete rrethanore nga bashkia Belsh dhe kjo ka acaruar më tepër tregtarët e Belshit, që mëngjesin e së shtunës kanë vendosur të protestojnë. Ata janë gjendur përballë mjeteve në bllokimin e rrugës duke shktërruar disa prej tyre dhe janë përballur edhe me policinë.
Ata e quajnë tregun e Marinzës një falimentim për ta pasi është mbi 3 kilometra larg qytezës dhe shumë I vogël për të përballuar numërin e tregtarëve.
Bashkia Belsh nëpërmjet AZHBR ka investuar në një treg në periferi të qytezës dhe për banorët është një investim i gabuar.
Tregtarët sot kanë vendosur të mbyllin mallin e tyre dhe të protestojnë duke shprehur rezistencën për largimin në tregun e ri.
Ende nuk ka një reagim të bashkisë Belsh lidhur me këtë protestë
















