Bashkia Belsh punësoi roje plazhi në…liqen

Bashkia Belsh ka punësuar dy roje plazhi nisur nga shfrytëzimi i një pjese të liqenit të Merhojes për plazh. Duket e çuditshme në fakt por kjo është e vetmja bashki që ka bërë publike një procedurë punësimi të rojeve të plazhit. Sipas procedures këto roje janë punësuar për një periudhë të përkohshme tremujore por duket se administrata e bashkisë Belsh ka dy punonjës të tillë në shërbim të plazhit pavarësisht mundësive të kufizuara duke qenë një bashki e vogël.

Më poshtë gjeni procedurën e shpallur të punësimit: