Elbasani i Arben Lazes bën goditjen e radhës në merkato. Verdheblutë kanë afruar në skuadër portierin Festim Miraka, i cili ditën e djeshme ka hedhur firmën në kontratë.
Ka qenë vetë presidenti që e ka prezantuar në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena”. Verdheblutë blindojnë përfundimisht portën, me 33-vjeçarin që ka një eksperiencë të madhe në elitë dhe Kategori të Parë. Edhe pse është një lojtar që ka dalë nga moshat e Elbasanit, Miraka do ta ketë aventurën e tij të parë në ekipin e qytetit të tij, ndaj ky ishte një stimul më shumë për të.
Gazeta mëson se ka qenë vetë trajneri Anxhelo Suta që ka bindur portierin për t’iu bashkuar projektit të tij të këtij sezoni, ku do të synohet patjetër ngjitja në Kategorinë e Parë. Më herët klubi ka afruar sulmuesin Erjon Mustafaj dhe mbrojtësin Dorjan Bajrami. Nuk mbaron me kaq pasi në vijim priten të tjera surpriza. Është çështje ditësh zyrtarizimi i tyre. panoramasport