Ndërkohë që në selinë e PD janë hapur disa dyer të cilat ishin mbuluar me adezivë, janë publikuar edhe pamje të siguruara brenda ndërtesës ku Basha po zhvillon mbledhje me disa prej zyrtarëve demokratë, ashtu siç ishte planifikuar të bëhej në orën 11:00.
Gjithashtu ndërkohë, ka siguruar edhe një foto ku para zyrës së Bashës, janë disa persona të cilët kanë edhe “kapuça” dhe mendohet se janë roje që qëndrojnë si garanci shtesë për sigurinë e tyre.
Sot po mbahet protesta kombëtare para selisë së PD-së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër kreut aktual Lulzim Basha.
Berisha kërkon largimin e tij nga drejtimi i partisë pas Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur prej tij dhe shkarkimit të Bashës më pas dhe në një referendum me anëtarësinë.
Bashës i ishte lënë afati 5 janar lirimi i zyrave dhe pas skadimit të këtij afati Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit njoftuan protestë për ‘rimarrjen e shtëpisë së tyre”. Berisha është në përplasje të hapur me Lulzim Bashën që prej 9 shtatorit, kur ky i fundit largoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA-të.
