Pas mbledhjes së grupit parlamentar ai nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse do ta votonte Amnistinë Penale, të cilën e cilësoi nkë akt tërësisht jo transparent.
“Amnistia është kthyer në akt tërësisht jo transparent ku secili në mënyrë të fshehtë dhe larg vëmendjes shton dhe heq sipas interesit të tij, prej muajsh jemi në një aksion dhe ky aksion do të vijojë, një akt humanizmi i Kuvendit, duhet të qëndrojë larg sherrnajave. Sikur kolegë kanë kërkuar shfuqizimin e nenit5 pika 2. Nuk është i publikuar versioni zyrtar se kush është versioni final i amnistisë, nuk dua të jap konkluzione”, tha Bardhi.
“Në këtë temë duhet të hedh poshtë disa lajme, sikur kolegë brenda Grupit Parlamentar PD kanë kërkuar shfuqizim e nenit 5 pika 2, që lidhet me vendimet e gjykatës kundër korrupsionit, e vërteta është që ky është një propozim i Plarent Ndrecës. Ka pasur vetëm dy amendamente nga ne, një për protestuesit dhe një për barazinë e gjinisë. Ne nuk e dimë akoma se cili është drafti final i amnistisë”, tha kreu i gruput të PD.