Barcelona e ka ndarë mendjen: gati të shpenzojë 250 milionë për norvegjezin Haaland

Sipas mediave iberike, klubi katalanas është gati për një investim monstruoz për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Borussia Dortmundit

Për këtë arsye, sipas “Mundo Deportivo” dhe “Marca”, Barcelona do të ishte e gatshme të braktiste çdo vështirësi ekonomike për të bërë lëvizjen e jetës: veshjen me fanellën ‘blaugrana’ të norvegjezit Erling Haaland, sulmuesit më të vlerësuar në botë së bashku me Mbappe.

Një operacion, që sërish sipas mediave spanjolle, do të kushtonte rreth 250 milionë euro.

Mino Raiola, agjenti i lojtarit të Borussia Dortmundit, dëshiron të vendosë për të ardhmen e klientit të tij deri në fund të marsit dhe është në pritje të ofertave nga klubet më të rëndësishme europiane. Barcelona po ecën përpara dhe duket e gatshme të shpenzojë një shifër astronomike, që merr parasysh blerjen e kartës, pagën, plus komisionet e ndryshme për sulmuesin novervegjez.