ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Trupi i një 53-vjeçari shqiptar është gjendur i pajetë brenda një banese. Zbulimi i tij u bë i mundur, pasi banorët e zonës ishin ankuar pranë policisë se nga banesa vinte një erë e keqe. Hetimi tregon se dyshohet për një vdekje, e cila lidhet me shkaqe natyrale.
Mediat italiane shkruajnë se ngjarja kishte ndodhur prej të paktën një jave. Trupi i tij është transferuar në morgun e Cuneos dhe priten procedurat e mëtejshme hetimore, si dhe paraqitja e të afërmve të tij pas identifikimit.













