Banorët e fshatit Mirakë bllokojnë rrugën nacionale Elbasan-Librazhd. Shkak: Nuk mund të dalin në rrugë kryesore pas projektit të ri

Banorët e fshatit Mirakë bllokojnë aksin Elbasan-Librazhd.

Shkaku i protestës është se 7 mije banorë të 5 fshatrave të kësaj zone janë të izoluar e nuk gjejnë zgjidhje pasi nuk mund të dalin në autostradë sipas projektit të ri të rrugës.

Banoret i janë drejtuar ARRSH por pa marrë asnjë përgjigje për shqetesimin e tyre.

Ata deklarojnë se do të vijojnë protestat deri ne zgjidhjen e problemit duke bllokuar ëdo dite aksin nacional.

Bllokimi i rrugës ka shkaktuar trafik.

Forca të shumta policie ndodhen në venndngjarje.