Ndryshimet në qeveri që u prezantuan të dielën nga kryeministri Edi Rama, kanë pasuar me lëvizje dhe në disa drejtori të rëndësishme.
Kështu vendin e lënë bosh nga Ervin Hoxha, që mbante postin e drejtorit të IKMT-së, dhe tashmë do të jetë ministër i brendshëm do ta zëjë Dallëndyshe Bici.
Kjo drejtori e rëndësishme i është besuar Bicit, e cila rikthehet në këtë institucion që e ka drejtuar prej disa vitesh, ndërkohë që për rreth 15 muaj ishte në krye të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës.
Ndërkohë që Dallëndyshe Bici është larguar si drejtoreshe e Agjencisë Kombëtare të Kadastrës, në vendin e saj është emëruar, Lorena Goxhabelli.
