Automjeti përplaset me shtyllën dhe murin rrethues, humb jetën drejtuesi

SHKODËR- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak”. Bëhet me dije se shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë dhe një murë rrethues. Si pasojë e përplasjes, Naim Kurtoviq ka humbur jetën. Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak”, në një rrugë dytësore, shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë dhe një murë rrethues. Si pasojë, shtetasi N. K. ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.