Automjeti përplas këmbësorin, 59-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

Kurbin- Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut – Laç”. Mësohet se një automjet ka aksidentuar një 59-vjeçar që po lëvizte në këmbë dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ai u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Kurbinit, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Gjithashtu drejtuesi i automjetit është shpallur në kërkim pasi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut – Laç”, dyshohet se një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin F. H., 59 vjeç, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.

I dëmtuari është transportuar menjëherë në spitalin rajonal Kurbin, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja së bashku me automjetin.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.