Automjeti humb kontrollin dhe bie nga ura në aksin Peqin-Elbasan

PEQIN- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Peqin-Elbasan. Sipas informacioneve, një automjet dyshohet se nga shpejtësia e lartë ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka rënë nga një urë.

Nuk dihet sa persona ka pasur në automjet dhe sa janë lënduar. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.