Australia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Parlamenti i Australisë ka miratuar ligjin i cili ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç.

Ligji hyn në fuqi në nëntor 2025.

Vendimi është marrë pasi organet ligjvënëse në Australi kanë vënë në dijeni kompanitë e teknologjisë për të forcuar sigurinë.

Senati në Australi miratoi ndalimin e mediave sociale të enjten vonë, ditën e fundit të seancës së këtij vitit, pas muajsh debati intensiv publik dhe një procesi të ngjeshur parlamentar.

Sipas ligjit të ri, kompanitë e teknologjisë duhet të ndërmarrin “hapa të arsyeshëm” për të parandaluar përdoruesit e mitur nga aksesi në shërbimet e mediave sociale ose do të përballen me gjoba prej afro 50 milionë dollarë.

Ndalimi pritet të zbatohet për Snapchat, TikTok, Facebook, Instagram dhe X, por kjo listë mund të zgjerohet.