Arrestohet shtetasi në Elbasan, tentoi të korruptonte policin

Një shtetas nga Lushnja është arrestuar ditën e sotme në Elbasan për korrupsion aktive ndaj një punonjësi publik. Shtetasi tentoi të ofronte lekë punonjësit të forcave të rendit për t’u liruar.

Policia bën me dije se shtetasi ishte shpallur në kërkim më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi zyrtar i policisë.

Elbasan

I shpallur në kërkim për largim nga vendi i aksidentit, 31 vjeçari u ofron lekë shërbimeve operacionale të DVP Elbasan për ta liruar, por vihet në pranga.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në fshatin Karbunar Lushnje, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi në momentin e ndalimit për kontroll nga sherbimet Operacionale pranë DVP Elbasan, i ka dhenë punonjësit të policis një kartmonedhë 5.000 lekë, e cila sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati Policisë Lushnje, për veprat penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Specialistët për Trafikun Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin E. C., 30 vjeç , banues në Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në rrugën “Kamber Sejdini” Elbasan, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.