Arrestohet shtetase për dëmtim prone dhe prishje të qetësisë publike

Elbasan, 6 Nëntor 2025 — Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasen V. K., 52 vjeçe, pasi dyshohet se ka dëmtuar derën e një zyre në një institucion shtetëror dhe ka prishur qetësinë në këto ambiente, duke përdorur fjalë fyese publikisht.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan