Arrestohet një 52-vjeçar në Elbasan për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Elbasan, 24 tetor 2025 — Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin N. B., 52 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan