Është arrestuar sonte në Tropojë vrasësi i Egli Pashollarit.
Autori i dyshuar Gazment Buçpapa u prangos pas 11 ditësh në vendlindjen e tij, pas vrasjes me thikë të 31-vjeçarit në Tiranë.
Pashollari u sulmua në mes të ditës në kryeqytet përpara disa ditësh, sapo ai doli nga makina.
Pjesë e përleshjes ka qenë edhe bashkëshortja e autorit.

Egli Pashollari
Njoftimi i policisë
DVP Tiranë/Finalizohet nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës, operacioni i koduar “Distanca”.
Si rezultat i ndjekjes intensive dhe punës së miroganizuar operacionale, lokalizohet dhe ndalohet autori i vrasjes me thikë, të shtetasit E. P.
Autori, shtetasi G. B. u mbajt në mbikëqyrje, teksa fshihej në një banesë në Tropojë.
Si rezultat i veprimeve operacionale profesionale, të kryera në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, për lokalizimin dhe ndalimin e autorit të vrasjes së shtetasit E. P., kryer më datë 20.02.2026, gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Distanca”.
Në kuadër të këtij operacioni, pasi u lokalizua dhe u mbajt në mbikëqyrje në banesën ku fshihej në vendlindjen e tij, në Tropojë, u bë ndalimi i shtetasit G. B., 40 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.













