Arrestohet burri që kërcënoi bashkëshorten në Elbasan

Kanosi bashkëshorten, arrestohet burri në Elbasan.

U arrestua në flagrancë shtetasi Xh. K., 30 vjeç, pasi ka kanosur bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.