Arrestohet 57-vjeçari që goditi me grushte përgjegjësin e OSHEE-së në Cërrik

Cërrik, 04 Dhjetor 2025
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 57 vjeç, pasi gjatë një konflikti të çastit ka goditur me grushte përgjegjësin e OSHEE Cërrik, shtetasin A. Sh., në ambientin e tij të punës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.