CËRRIK – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin N. Xh., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushëririt të tij, shtetasit F. Xh., 59 vjeç.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i dëmtuari ka kallëzuar rastin pranë organeve të rendit.
Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin K. R., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin L. Ç., 22 vjeç, gjithashtu për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.














