Arrestohet 32-vjeçari që goditi me send të fortë një qytetar në Elbasan

Elbasan, 6 Tetor 2025

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin R. Z., 32 vjeç, pasi ka dhunuar fizikisht shtetasin A. R., 51 vjeç.
Ky i fundit është goditur me grushta dhe me send të fortë, duke marrë plagë që kanë kërkuar ndërhyrje mjekësore. Ai po trajtohet në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.