Arrestohet 18 vjeçari nga Elbasani për trafik droge dhe shitje armësh, procedohen penalisht dy të tjerë

Ditën e sotme policia e Elbasani ka arrestuar shtetasin A.L., 18 vjeç, banues në Librazhd për veprën penale shitje narkotikësh dhe shitje armësh. Gjatë kontrollit fizik forcat e rendit bëjnë me dije se gjetën 1 thikë, 1 dorezë metalike, kanabis dhe fara kanabis.

Gjithashtu policia ka proceduar penalisht dhe dy shtetas të tjerë.
Y.D 46 vjeç banues në përrenjas për veprën penale ndërtimi objekt pa leje
F.K., 35 vjeç banues në Dragostunjë për mosbindje ndaj një punonjësi të policisë

Njoftimi zyrtar i policisë

Elbasan

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Elbasan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. L., 18 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në ambientin ku qëndronte, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 thikë, 1 përforcues grushti (dorezë metalike), një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd u proceduan penalisht shtetasit:

-Y. D., 46 vjeç, banues në Prrenjas, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në lagjen e Bitumit, u konstatua duke ndërtuar një objekt, pa lejen përkatëse;

-F. K., 35 vjeç, banues në fshatin Dragostunjë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar mjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.