Arrestohet 14-vjeçari shqiptar pas sulmit ndaj motrës në Greqi


Selanik, 23 janar 2026

Një i mitur shqiptar, 14 vjeç, është arrestuar nga policia greke në Selanik, nën akuzën e dhunës në familje, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij 16-vjeçare.

Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 të së enjtes, në zonën e Asvestoçorit. Mediat lokale raportojnë se adoleshenti ka sulmuar motrën e tij, duke i shkaktuar dëmtime në zonën e fytyrës.

Vajza u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe, pasi mori trajtimin e nevojshëm, u largua drejt banesës. Ndërkohë, 14-vjeçari u shoqërua dhe u arrestua nga policia, ndërsa ndaj tij u ngrit akuza për veprën penale të dhunës në familje.

Pas paraqitjes para prokurorit, i mituri u la i lirë, ndërsa është urdhëruar vijimi i një hetimi paraprak për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Autoritetet greke bëjnë me dije se çështja do të trajtohet sipas procedurave ligjore që parashikon legjislacioni për të miturit.