Arrestime të shumta në Elbasan për dhunë, vjedhje, dhe akte të tjera penale

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan njofton se specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik kanë arrestuar në flagrancë shtetasin D. K., 60 vjeç, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Dhuna në familje”. Ai u kap teksa shkoi në banesën e motrës së tij, e cila ka urdhër mbrojtjeje ndaj tij.

Gjithashtu, është kapur dhe ndaluar A. M., 34 vjeç, banues në Cërrik, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për “Plagosje të lehtë me dashje” në bashkëpunim.

Në kuadër të operacioneve të policisë rrugore, është arrestuar edhe F. O., 61 vjeç, dhe R. K., 37 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjete në gjendje të dehur.