Në aksin “Kryqëzimi i Cërrikut – Ura e Shkumbinit”, një 55-vjeçar, Sh. D., është arrestuar pasi drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe humbi kontrollin, duke dalë nga rruga. Si pasojë, automjeti përplasi ambientin e një lokali në pronësi të shtetasit M. P., duke shkaktuar dëme materiale. Policia e Qarkullimit Rrugor ndërhyri menjëherë dhe procedoi penalizimin e drejtuesit.
Dy të rinj kapen me kanabis, njëri me mbi 51 mijë euro në banesë
Në kuadër të hetimeve ndaj lëndëve narkotike, Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht D. X., 22 vjeç dhe R. Sh., 27 vjeç, pas gjetjes së sasive të vogla të kanabisit gjatë kontrollit fizik. Gjithashtu, në banesën e R. Sh. u sekuestruan 51,830 euro, të dyshuara si të ardhura nga veprimtari e jashtëligjshme. Paratë dhe sendet e tjera u sekuestruan si prova materiale në hetim.
Zjarre dhe dëme në ullinj për shkak të pakujdesisë dhe defekteve elektrike në Elbasan
Tre raste të veçanta zjarri janë regjistruar në zona të ndryshme të qarkut Elbasan:
Në fshatin Gjyralë, mbeturinat urbane kanë nxitur përhapjen e flakëve që dogjën sipërfaqe me ullinj në pronësi të A. Ll. dhe F. B.;
Në Fierzë, Belsh, kontaktet e pemëve me rrjetin elektrik dyshohet se shkaktuan një zjarr që përfshiu ullinjtë e shtetasit E. I.;
Në aksin Lokalitet – Belsh, një defekt elektrik në automjetin e shtetasit E. Ç. shkaktoi zjarr dhe dëme materiale, duke djegur edhe disa pemë frutore në pronësi të M. Ç.
Të gjitha rastet janë referuar në Prokurori për vlerësim dhe veprime të mëtejshme.
