Armando Sadiku bëhet baba, gëzim në familjen në Elbasan

Armando Sadiku bëhet baba për herë të dytë.

Ka qenë partnerja e sulmuesit shqiptar, Elona që ka dhënë lajmin e mirë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Përshëndetje botë. Unë jam Leon, anëtari më i ri i familjes” –shkruan ajo.

Lajmi ka gëzuar pa masë, jo vetëm bomberin kuqezi dhe bashkëshorten, por edhe prindërit e tij në Elbasan dhe familjen e Elonës.

Kujtojmë që Armando Sadiku nuk është ftuar nga kombëtarja për miqësoret e marsit. Futbollisti aktivizohet në elitën e Indisë, në radhët e Mohun Began.