FDA agjensia amerikane që administron ushqimet dhe barnat ka aprovuar një medikament të ri i cili nëse merret çdo dy muaj mund të parandalojë HIV/AIDS.
Medikamenti i i ri quhet Apretude dhe është prodhuar nga GlaxoSmithKline.
Dy dozat e para bëhen me një muaj diferencë, për të kuptuar nëse pacienti toleron injeksionin, më pas nisin injeksionet çdo dy muaj.
Aprovimi i këtij medikameti erdhi pas një studimi që tregoi se ai është më efektiv në parandalimin e HIV-it.
