Apeli i GJKKO rrëzon Argita Berishën dhe Jamarbër Malltezin, lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive

Apeli i Posaçëm rrëzon ankimin e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për lirimin e 25 pasurive nga sekuestro. Shkalla e dytë e gjyqësorit nuk mori parasysh kërkesën e radhës së çiftit, duke lënë në fuqi vendimin e dhënë më herët nga Gjykata e Posaçme.

Për sekuestrimin e 25 pasurive të Malltezit, më herët është shprehur edhe Gjykata e Lartë, e cila ka lënë në fuqi të njëjtin vendim.

Pasuritë janë sekuestruar në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.