Angli – Sllovaki 2 me 1 në shtesë

91’- Goool Anglia 2-1! Harry Kane përmbys rezultatin, duke shënuar me kokë, i harruar në zonë.

90′- Nisin minutat shtesë.

90+5’ Goooool Anglia 1-1. Një supergol i Bellingham, me roveshatë vendos baraspeshën dhe dërgon ndeshjen në shtesa.

90′– Akordohen 5 minuta shtesë!

81’- E pafat Anglia. Mesfushori Declan Rice, nuk i beson syve, teksa sheh gjuajtjen e tij të ndalet nga shtylla. Në vazhdim të aksionit, Kane provon në zonë, por topi shkon shumë larg portës.

78’- Pranë golit Anglia. Harry Kane, fiton duelin në ajër me Skriniar dhe gjuan me kokë. Gjuajtja shkon ngjitur me shtyllën e majtë.

77’- Ndërhyrje e ashpër e Pekarik ndaj Foden, mbrojtësi ndëshkohet me kartonin e verdhë.

76’- Kucka nis një pasim për Bozenik, por Pickford lexon gjithçka dhe kontrollon topin në zonën e tij.

66’- Zëvendësim tek Anglia. Trippier largohet nga fusha, për t’i lënë vendin sulmuesit Cold Palmer.

61’- Zëvendësim i dyfishtë te Sllovakia. Suslov dhe Bozenik, marrin vendin e Haraslin dhe Strelec.

59’- Anglia fiton goditje dënimi në afërsi të zonës me Mainoo. Kucka rrezikon kartonin e dytë të verdhë, arbitri e fal.

54’- Gafë e mbrojtësve të Anglisë, Strelec tenton të surprizojë me një gjuajtje nga mesfusha, por topi shkon jashtë.

50’- Anglia vendos baraspeshën me anë të Foden. Sulmuesi shënon me portën e boshatisur, pas asistit të marrë nga Trippier. Goli anulohet për pozicion jashtë loje nga VAR-i.