Ndërsa refuzoi të bashkohej me opozitën e bashkuar, kundër Edi Ramës, Lulzim Basha, sërish sot është ankuar për përdorjen si fasadë nga Edi Rama. Basha dhe Enkelejd Alibeaj u bënë pjesë e Komisioneve për Amnistinë Penale, por teksa ligji kaloi për votim në seancë, Basha në një konferencë për shtyp deklaroi se do të bojkotojë sepse Rama nuk e mbajti fjalën. Nga ana tjetër ministri Ulsi Manja, justifikoi përdorjen që iu bë Bashës dhe deputetëve të tij.
Lulzim Basha pranoi sot publikisht se është përdorur sërish nga Edi Rama për fasadën e normalitetit të Kuvendit. Pasi u bë pjesë në mënyrë konstante e votimeve në seancë dhe mbledhjeve të Komisioneve, duke u shitur qytetarëve dhe demokratëve se po diskutonin me socialistët për amnistinë e protestuesve të Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot ai dhe deputetët e tij nuk do të marrin pjesë nesër në seancë për ta votuar, pasi Edi Rama ja hodhi sërish.
Është pritshmëria jonë që askush të mos bëhet patericë e këtij akti kriminal e korruptiv që synon lirimin e zyrtarëve të korruptuar. Kjo është përpjekja më skandaloze në 33 vite për të nxjerrë nga përgjegjësia penale zyrtarët e korruptuar.
Edhe pse i zhgënjyer sërish, Lulzim Basha i deklaroi Edi Ramës gatishmërinë e tij, që nëse ndryshonte qëndrim deri nesër ai ishte i gatshëm për ta votuar Amnistinë. Por duket Rama nuk ka pritur deri nesër duke ia kthyer që sot përgjigjen Lulzim Bashës nëpërmjet ministrit Ulsi Manja.
Do të më vinte keq nëse vota e deputetëve të kuvendit do të kondicionet nga axhenda të vogla politike. Pres reflektim
Ky flirtim zhgënjyes i Lulzim Bashës, vjen në një kohë kur opozita e bashkuar prej muajsh vijon bllokimin e punimeve të Kuvendit deri në plotësimin e kërkesave të tyre, duke u shtrirë dje edhe me protëstë massive. Por ndërsa opozita ka vendosur reagimin nëpërmjet protestave me qeverinë, Lulzim Basha, vijon bashkëpunimin, që në çdo rast është justifikuar me zhgënjimin, duke akuzuar Edi Ramën se e mashtroi.