TIRANA- Një mësuese kujdestare u ka nisur një mesazh prindërve të nxënësve të shkollës private “Turgut Ozal” nga ku u raportua për një alarm për bombë. Në mesazh shkruhet se në shkollë është dërguar një email dhe duhet që nxënësit të largohen për në shtëpi. Aty shtohet se nuk ka panik dhe të gjithë fëmijët janë shumë mirë. Sipas mesazhit, transporti i fëmijëve do të jetë me furgon ose nga ana e prindërve nëse ka mundësi.
Mesazhi që iu është dërguar prindërve:
I nderuar prind, Ju informojmë se në shkollë është dërguar një email dhe duhet që nxënësit të largohen për në shtëpi. Po bashkëpunojmë me policinë. Nuk ka panik dhe të gjithë fëmijët janë shumë mirë! Transporti i fëmijëve do të jetë me furgon ose nga ana e prindërve nëse ka mundësi. Do mbetemi në kontakt. Mësuesja kujdestare
