Akuzohet se vodhi kasafortën e një biznesi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, arrestohet autori në Elbasan.
‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin A. Gj., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 04.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin Xh. Gj., më datë 01.09.2023, ka vjedhur në biznesin e një shtetaseje, kasafortën brenda së cilës ka patur 60 000 lekë dhe 500 euro.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga strukturat e DVP Vlorë’, informon policia.
