CËRRIK- Policia ka arrestuar 18-vjeçarin i cili aksidentoi 14-vjeçarin në Cërrik. Ai përplasi me motorr të miturin dhe u largua menjëherë nga vendngjarja. 18-vjeçari, banues në Belsh akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Drejtuesi i motoçikletës dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi në momentin e goditjes së 14-vjeçarit. E mitura është transportuar menjëherë për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkaqeve dhe përgjegjësive.




