CËRRIK – Një aksident është shënuar mesditën e kësaj të marte në fshatin Shalës të Cërrikut, ku një nxënës është përplasur nga një motoçikletë.
Pas përplasjes, i mituri është transportuar në urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nuk dihen ende detaje të tjera rreth rrethanave të aksidentit apo gjendjes shëndetësore të nxënësit. Autoritetet pritet të zbardhin dinamikën e ngjarjes.




