Aksidentoi automjet dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 48-vjeçari në Gramsh

foto ilustruese

Gramsh, 8 korrik 2025 – Një drejtues mjeti është vënë në pranga nga specialistët e qarkullimit rrugor, pasi ka shkaktuar një aksident dhe është larguar nga vendngjarja.

Shtetasi Y. B., 48 vjeç, banues në Gramsh, dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur kur përplasi një automjet të parkuar në aksin “Shëmrizë–Gramsh”, duke shkaktuar dëme materiale.

Menjëherë pas përplasjes, ai është larguar pa njoftuar autoritetet, por është lokalizuar dhe arrestuar nga Policia.