VLORA- Një 31-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se aksidentoi 4 persona që po kalonin në vijat e bardha. Dy nga të aksidentuarit janë fëmijë të mitur, që ishin duke kaluar rrugën bashkë me nënë e tyre. Aksidenti ndodhi në zonën e Lungomares, ku 31-vjeçari duke drejtuar automjetin e tij, aksidentoi 4 persona mbi vijat e bardha.
Njoftimi:
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin A. Ll., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar në vijat e bardha shtetaset V. V., 50 vjeçe, I. Sh., 32 vjeçe, si dhe dy fëmijët e saj të mitur. Të katërt shtetaset ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
