Aksidentohet me vdekje nga një taksi i moshuari në autostradë

Një aksident me pasojë vdekjeje është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Autostrada Fier–Lushnjë.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 19:25, shtetasi G. Sh., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin S. M., rreth 70 vjeç. Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Autoritetet pritet të japin detaje shtesë pas përfundimit të veprimeve hetimore.