Aksidentohet me makinë Sonila Meço, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e gazetares

Moderatorja e njohur, Sonila Meço është përfshirë ditën e sotme në një aksident.

Elbasanion  ka siguruar disa foto nga vendi i ngjarjes ku shihet se makina e gazetares ka përfundur në trotuar. Ndërsa brenda makinës shihet Meço duke pritur që policia të bëjë verifikimet e saj.

Aksidenti ka ndodhur në zonën “Kodra e Diellit” në Tiranë.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.