Përfshihet në aksident makina e policisë bashkiake në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit.
Si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale.
Sipas të dhënave në vendin e ngjarjes, makina elektrike e Policisë Bashkiake ka dalë nga rruga duke kaluar edhe bordurën e rrugës si pasojë e një komandimi automatik që ka ndodhur në sistem, duke u përplasur me një mjet tjetër.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti.













