Aksidenti TRAGJIK ku humbi JETËN 18 vjeçarja në Durrës, arrestohet Arbër Xhaxhaj që drejtonte mjetin në gjendje të dehur!

Policia e Durrësit ka arrestuar 26-vjeçarin Arbër Xhaxhaj, i cili ishte i dehur në timon dhe për shkak se humbi kontrollin e makinës, ra nga Ura e Dajlanit, dhe për pasojë mbeti viktimë pasagjerja 18-vjeçare, Vikena Greku.

Nga shpejtësia e lartë është përplasur me trafik ndarësen, duke e çarë atë dhe me tej BMW-ja ka rënë nga mbikalimi duke rënë në 30 metra lartësi dhe më pas mjeti ka përfunduar brenda një dyqani që tregtonte lule.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmë, mbi aksidentin rrugor te ura e Dajlanit, me pasojë vdekjen e shtetases V. G., informojmë se shërbimet e Policisë Rrugore kryen menjëherë veprimet hetimore të nevojshme, me qëllim zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Në përfundim të këtyre veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit në të cilin ishte pasagjere shtetasja V. G., shtetasit A. Xh., 26 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Nga hetimet rezultoi se 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë, automjeti është përplasur me barrierat anësore të urës dhe ka rënë nga ajo.

26-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 2 këmbësorët e dëmtuar kanë marrë asistencën mjekësore të nevojshme dhe janë larguar në banesa.