Aksident ne aksin Elbasan- Peqin në fshatin Vidhas. Dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, e për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i njërit prej mjeteve cili u dërgua për ndihmë mjekësore, në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Me shoferin e mjetit tjetër po kryhen veprimet proceduriale.
Elbasan/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Vidhas, automjeti me drejtues shtetasin Gj. Z., 32 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. K., 30 vjeç, banues në Kuçovë.
Për pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi Gj. Z., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me shtetasin K. K. po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.













