Elbasan, 5 qershor 2025 – Tre punonjës të fabrikës së ferrokromit në Elbasan janë arrestuar nga Policia, pasi një punëtor pësoi dëmtime gjatë ushtrimit të detyrës. Viktima, shtetasi R. M., është aktualisht nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” shtetasit F. I., 27 vjeç, inxhinier i fabrikës; A. L., 58 vjeç, inxhinier mekanik; dhe M. H., 59 vjeç, me detyrë brigadier.
Ngjarja është pjesë e hetimeve që po vijojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe përgjegjësitë ligjore të aksidentit të ndodhur në ambientet e punës.
